Categories Kuzhina

Tortë me lajthi

Tortë me lajthi

150 gr gjalpë në copa

150 g sheqer

4 vezë

100 g miell

1 qese tharm pluhur

100 g lajthi të pjekura Palma

pak kripë

100 ml ajkë

150 gr çokollatë për gatim

disa grame vanilje Palma

60 ml ajkë e lëngshme

Përgatitja

Me anë të miksit punojeni gjalpin me sheqerin derisa të bëhet si shkumë.Shtoni të verdhat e vezëve, një nga një, miellin e situr (duke e hedhursi shi) dhe në fund tharmin.Perzjeni lajthitë dhe çokollatën e grirë bashkë; rriheni si borë të bardhën e vezëve me pak kripë dhe shtojani përzierjes, duke u kujdesur që të mos ulet.

Hidheni brumin në tavën e bërë me gjalpë dhe miell dhe piqeni në furrën tashmë të nxehtë për afro 50 minuta.
Ndërsa ëmbëlsira është në furrë, rrihni ajkën. Për të bërë shtresën e sipërme të tortës, shkrini çokollatën në banjomaria (enë mbi enë me ujë) dhe punojeni me një shpatull duke I shtuar ca gramë vanilje dhe ajkë të lëngshme.
Kur ëmbëlsira të jetë pjekur, vëreni të ftohet në rrjetën për ëmbëlsira,pastaj ndajeni në dy disqe. Mbusheni me ajkë të fryrë dhe mbulojeni meshtresën e kremit të përgatitur duke e zbukuruar me lajthi të copëzuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME