Categories Lajme

Flet nga spitali Erion Benga: Nuk jam i dashuri i 17-vjeçares

Mbrëmjen e së mërkurës që lamë pas Tirana u trondit nga vrasja me plumba e një 17-vjeçareje dhe plagosja rëndë e 23-vjeçarit që e shoqëronte.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Laprakë la të vdekur Griselda Gjikolaj, 17-vjeçe nga Mirdita.

Për këtë ka folur pikërisht Erion Benga, i cili shprehet se emri i vërtetë i 17-vjeçares është Griselda dhe jo Briselda.
Më tej Benga i hedh poshtë të gjitha aludimet se Griselda ishte e dashura e tij, duke u shprehur se e ndjera ishte e lidhur me shokun e tij.

Nga spitali, Benga ka thënë për “FaxNews”:

“Nuk kam qenë asnjëherë i lidhur me vajzën. Me Griselda Gjikolin ishte i lidhur një shoku im. Prej 10 muajsh Griselda ishte e dashura e shokut im dhe para 10 ditësh kishin pasur konflikt me personat në fjalë. Ditën e ngjarjes ne shkuam në lokal për kafe dhe ata ishin aty.
Ata e ngacmuan nga tavolina tjetër dhe kjo mjaftoi të konflikoheshim bashkë.
Në momentin që nisëm makinën dëgjuam të shtëna.
Plumbi i parë goditi Griseldën në kokë dhe ra pa ndjenja, mua më qëlluan me dy plumba në shpatull por isha në gjendje të ngisja makinën.
Në makinë ishim katër veta, bashkë me ne ishte edhe i dashuri i Griseldës, shoku im.
Personat që na goditën nuk i njoh me emra por vetëm me fytyra.
Shkuam shumë shpejt në Spitalin e Traumës, por Griselda ka qenë pa ndjenja që nga goditja në makinë.
Ajo ishte një vajzë me parime dhe shumë e mirë dhe më vjen keq që kanë qarkulluar thashetheme këtë ditë.
Griselda jetonte në Tiranë me vëllain dhe motrën e vogël, ndërsa nëna e saj jetonte në Itali nga ku edhe i ndihmonte financiarisht. Videoja që flitet për mua nuk ekziston, unë nuk kam kërcënuar askënd, thjesht kam kërkuar paratë e mia që ia kisha dhënë borxh një gruaje.”/faxnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME