Categories Sport

Tottenham prezanton Mourinhon: “Në fund të sezonit renditja do të jetë ndryshe”

Jose Mourinho nuk humb kohë, prezantohet dhe jep intervistën e parë si trajner i Spurs për televizionin zyrtar të Tottenham: “Cfarë mund të premtoj? Pasion, pasion të vërtetë: për punën time, por edhe klubin. Skuadra më pëlqen vërtetë shumë. Në Premier jemi në një pozicion që nuk na takon. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje: të fitojmë, fitojmë e akoma të fitojmë. Në fund do bëjmë llogaritë, por jam i sigurtë se klasifikimi do të jetë ndryshe”.

Mourinho ka marrë garanci se do ti vendoset në dispozicion një buxhet i përshtatshëm për të ndërhyrë në merkato, që në janar, por i pëlqen që do të punojë me të rinjtë.

“Nuk ka menaxher në botë që të mos i pëlqejë të punojë me të rinjtë e t’i ndihmojë të rriten. Problemi është se ndonjëherë shkon në një klub ku puna poshtë teje nuk është aq e mirë sa për të prodhuar këta lojtarë, por kur i ke, trajnerët janë gjithnjë të lumtur t’i ndihmojnë të maturohen”.

Special One ka mbetur i impresionuar nga stadiumi i ri dhe qendra stërvitore: “Është stadiumi më i mirë në botë, kjo është e vërtetë. Qendra stërvitore nuk është e dytë ndaj askujt, ndoshta mund ta krahasosh me ndonjë fushë stërvitore të American Football, por këtu në Europë nuk ka asgjë të ngjashme”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME