Categories Lajme

Trafik i rënduar në Berat, emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Drejtuesit e automjeteve në Berat janë përballuar ditët e fundit me një trafik tejet të rënduar në të gjitha akset rrugore që përshkojnë qytetin. Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në rrugët e qytetit, duke e bërë vështirësisht të qarkullueshme hyrjen në Berat dhe daljen prej tij.

Duke qenë se Berati është një qytet që përshkohet nga vetëm një rrugë kryesore, kjo ka bërë që makinat të bllokohen në trafik me minuta të tëra.

Edhe pse forca të shumta të policisë rrugore janë të pranishme në çdo aks të qytetit, trafiku ende vijon të jetë i ngarkuar dhe i bllokuar në disa kryqëzime.

Sipas policisë rrugore, ardhja e emigrantëve beratas pranë familjeve për të kaluar festat e fundvitit, ka sjellë edhe shtimin e numrit të mjeteve në rrugë dhe rrjedhimisht edhe trafikun e rënduar në rrugët e qytetit të Beratit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME