Categories Lajme

Trafikonin drogë nga Amerika e Jugut në Itali, goditet grupi kriminal, mes tyre dhe katër shqiptarë

Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion antidrogë, ku në pranga janë vënë 17 persona, 4 prej të cilëve shqiptarë dhe 13 të tjerë italiane.

Personat akuzohen për trafik droge nga Amerika Latine drejt Italisë.

FarodiRoma lënda narkotike mërrinte në portin e Vado Ligure falë ndërmjetësimit të Mario Palamara, ndërmjetësit 54-vjeçar nga Reggio Calabria i arrestuar në Spanjë vitin e kaluar.

Ky është një nga implikimet hetimore që doli me operacionin “Baluardo” i cili u përfundua  mëngjesin e sotëm nga Policia Financiare e Savonës dhe Xhenovas.

Dhjetë nga të dyshuarit e arrestuar akuzohen se janë anëtarë të një organizate kriminale që vepron që nga korriku 2019 në provincën e Savonës: me qëllim blerjen, importimin (nga Amerika e Jugut), transportin, posedimin dhe shitjen e substancave narkotike si kokaina dhe hashashi.

Bazuar në atë që u konstatua gjatë hetimeve organizata kriminale nën hetim do të kishte siguruar më pas organizata të tjera kriminale që blinin sasi të mëdha droge dhe i dërgonin me anije në Itali, me destinacion Portin e Vado Ligure.

Më pas grupi kriminal ndërmori veprime për të krijuar një kompani për importimin e frutave nga Amerika e Jugut për t’u përdorur për transportimin e kokainës.

Të dyshuarit akuzohen edhe për 42 episode të tjera të blerjes, posedimit dhe shitjes, si dhe importim nga Amerika e Jugut të sasive të mëdha të kokainës (mbi 180 kg), hashashit (mbi 40 kg), marijuanë (mbi 70 kg) dhe dy tentativa për të importuar dhe blerë mbi 200 kg kokainë dhe 300 kg hashash.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME