Categories Lajme

Vlorë,Transportonte 8 shtetas afganë, kundrejt pagesave, që ata të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohet 31-vjeçari

DVP Vlorë, Finalizohet operacioni policor i koduar “Drashovica”, për goditjen e një tjetër rasti të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të kundërligjshëm të kufirit.

Transportonte 8 shtetas afganë, kundrejt pagesave, që ata të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, shuma parash në euro dhe në dollarë, të përfituara nga transportimi, dhe 1 celular.

Në vijim të operacioneve policore të realizuara për goditjen e rasteve të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të kundërligjshëm të kufirit, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Drashovica”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi I. S., 31 vjeç, banues në Lushnjë.

Në afërsi të fshatit Drashovicë, në aksin rrugor “Peshkëpi-Vlorë”, u ndalua për kontrolle, automjeti tip “Ford Focus”, me drejtues 31-vjeçarin. Në këtë automjet ishin 8 emigrantë me shtetësi afgane, të cilët po transportoheshin nga shtetasi I. S., kundrejt pagesave, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti “Ford Focus”, 150 dollarë dhe 50 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME