Gjatë këtyre ditëve të trishta në të cilat është zhytur e gjithë Shqipëria, reagimet në mbështetje të të prekurëve nga tërmeti kanë qenë të shumta.
Shumë vende fqinje janë solidarizuar me Shqipërinë nga tërmeti i 26 nëntorit ku humbën jetën 51 njerëz dhe u plagosën 900 të tjerë. Së fundmi është parë që qindra tifozë dhe futbollistë italianë janë solidarizuar me vendin tonë gjatë të shtunës teksa kanë ngritur një banderolë në stadium me shkrimin: Pranë popullit shqiptar.


