Categories Lajme

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në zonën e Holtës, në qytetin e Gramshit, ku dy të rinj kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e shembjes së një masivi dheu.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, viktimat janë identifikuar si Abas Basha, 22 vjeç, dhe Egzon Lleshi, 32 vjeç. Të rinjtë ndodheshin në punë në momentin kur ndodhi fatkeqësia, në një zonë ku po kryheshin punime.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë masivin e gurëve dhe dheut që është shembur papritur, duke i zënë poshtë dy punëtorët dhe duke u marrë jetën në mënyrë të menjëhershme.

Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa grupet hetimore po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e incidentit.

  

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME