Categories Lajme

Tragjike në Librazhd, zbardhen emrat, kush është çifti që dyshohet se u vetëhelmua

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot Librazhdin. Një çift i sapomartuar dyshohet se është vetëhelmuar dhe për pasojë 19-vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

“BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për çiftin Rezarta Hajdari dhe Olsian Hajdari. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Burime i thanë gazetarit të “BalkanWeb”, Fatmir Popja se dy të rinjtë kishin vetëm pesë ditë që ishin martuar, ndërkohë mbeten ende mister shkaqet që i kanë shtyrë ata drejt këtij veprimi ekstrem.

Kjo ngjarje e rëndë, e cila ka tronditur të gjithë banorët e Librazhdit është regjistruar në fshatin Xhyrë, ndërsa mësohet se ka qenë vetë nëna e djalit ajo që ka gjetur pa shenja jete nusen dhe të birin në gjendje kritike.

Njoftimi i policisë:

Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME