Categories Lajme

Tragjike/ Po vraponte në orën e fiskulturës, 14-vjeçari pëson atak kardiak dhe ndërron jetë

Një djalë 14-vjeçar ka vdekur të dielën gjatë një gare vrapimi në një shkollë të mesme në Florida, SHBA.

Adoleshenti i identifikuar nga familjarët e tij si Knox MacEwen, pësoi atakun kardiak teksa vraponte në shkollën e tij Everglades, tha policia për rrjetin vendas NBC6-South Florida.

Personeli i emergjencës kishin ardhur me urgjencë dhe kishin dërguar MacEwen në spital por ai nuk mund të shpëtohej, thanë zyrtarët.

Drejtori i shkollës njoftoi vdekjen e tij duke shtuar se konsulentë psikologë do të punojnë kësaj jave me nxënësit për t’i ngushëlluar për ngjarjen e rëndë e të papritur.

“Një nga nxënësit tanë ka ndërruar jetë sot teksa transportohej në spital. Ofroj ngushëllimet më të thella për familjen e tij, miqtë e mësuesit, që mbajnë zi për këtë humbje të rëndë”, tha ai drejtori i shkollës Jimmy Arrojo.

Ende nuk duhet shkaku i atakut kardiak të 14 vjeçarit, por pastori i kishës vendase tha se MacEwen ishte i dashur nga të gjithë dhe se vdekja e tij është një humbje e madhe për komunitetin.

Miqtë e familjarët kishin ngritur një faqe donacionesh për shpenzimet e funeralit dhe për t’i lënë kohë prindërve të mbajnë zi për fëmijën. Aty shkruhej se nëna e adoleshentit Julie, “po përpiqej të rikuperohej fizikisht e financiarisht nga një betejë e gjatë me kancerin”, para se të goditej nga tragjedia

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME