Categories Sport

Trajneri i Moldavisë: Shqipëria është një test i vështirë , jemi pa gjumë nga humbja me Andorrën

Nëse Shqipëria shkon drejt ndeshjes së radhës në eliminatoret e Europianit e zhgënjyer, por me shumë optimizëm për paraqitjen ndaj Turqisë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Moldavinë pritëse. Situata atje është katastrofike, me disa lojtarë që nuk i janë përgjigjur ftesës së përfaqësueses e cila u turpërua të premten duke u mundur 1-0 nga Andorra në fushën e kësaj të fundit. Trajneri Semion Altman pranoi se ekipi nuk po kalonte një moment të mirë dhe se duhej reaguar, edhe pse kishte pasur pak kohë dhe kushtet e përshtatshme që të përgatitej për Shqipërinë.

“Padyshim që ka pasur mërzi të madhe nga të gjithë pas humbjes. Por duhet ta kuptoni që futbolli nuk është shah, ku mjeshtri i madh duke luajtur me amatorin fiton gjithmonë. Futbolli është interesant se edhe cilësi të tjera janë të rëndësishme. Duke parë ndeshjen, duhet të fajësojmë veten, unë i pari. Dominuam në çdo aspekt përveç dëshirës dhe përkushtimit, aty Andorra u tregua më kërkuese dhe fitoi ndeshjen”, shpjegoi Altman duke justifikuar disi humbjen përballë skuadrës së vogël.

“Nesër luajmë ndaj një skuadre më serioze, e cila është më e fortë se Andorra. Të shohim si e kalojmë këtë test, por nuk e fsheh dot që jemi në moment të vështirë. Nuk ka kundërshtarë të lehtë. Ai rezultat ishte i rëndë për mua dhe lojtarët, nuk është rastësi që jemi pa gjumë pjesa më e madhe deri në 5 të mëngjesit. Unë e kalova natën pa gjumë, të nesërmen e kisha të vështirë edhe të lëvizja. Por duhet të bëhemi gati për duelin e radhës, Shqipëria ka lojtarë që luajnë në Gjermani apo Itali, vetëm dy të grumbulluar nga kampionati i saj. Do të bëjmë rotacion lojtarësh nga dëmtimet dhe pezullimet, jemi të detyruar. Por do të kërkojmë të bëjmë maksimumin në fushë”, shpjegoi në konferencën e sotme për shtyp trajneri i Moldavisë për duelin kundër kuqezinjve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME