Categories Lajme

Trajtimi i Covid-19 në shtëpi, Prokuroria nis hetimet për shitjen online të bombolave

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për shitjet online, të bombolave të oksigjenit. Mosparaqitja e të infektuarave me koronavirus në spitale për tu kuruar, dhe marrja e mjekimit në kushte shtëpie, ka detyruar institucionin e akuzës të verifikojë të gjitha faqet online ku shiten aparatura oksigjeni, pasi pjesa më e madha e tyre dyshohet se i kryejnë shitjet në mënyrë të jashtëligjshme dhe se bombolat e oksigjenit janë çdo lloj standardi për kurimin e të sëmurëve.

Çmimi i një aparati oksigjeni në faqe të ndryshme online varion 500-800 euro. Por, ata jepen edhe me qira ditore, vlera e të cilëve shkon 100-120 euro.

Siç raporton gazetarja e “ABC” Glidona Daci, indicien e parë për nisjen e hetimeve të aparaturave të oksigjenit që shiten online, institucioni i akuzës e mori tri javë  më parë, pas kallëzimit të dy vëllezërve, të cilët për babanë e tyre të infektuar me virusin e rrezikshëm fillimisht përdorën aparatura oksigjeni që kishin blerë në Facebook.

Ata në kallëzimin e tyre, shprehen se babanë e çuan në spital, 4 ditë para se ai të ndërronte jetë. Gjithashtu, prokuroria është duke hetuar edhe rastin e së dielës, ku një të moshuari i shpërtheu bombula e oksigjenit, duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda. Mësohet se në këtë banesë u gjetën edhe dy bombula të tjera oksigjeni, të cilat dyshohet se janë blerë nga familjarët e tij në mënyrë private.

Nisur nga situata e rëndë që po kalon vendi ditët e fundit, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me COVID-19, ata që po përfitojnë nga kjo situatë janë faqet online, që shesin bombola apo aparatura oksigjeni. Kujtojmë se disa ditë më parë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu, në një deklaratë për mediat u bëri apel qytetarëve që mos të binin pre e abuzimeve për sa i përket marrjes së trajtimit ambulator në shtëpi, pasi oksigjeni nuk mund të përdorej në kushte shtëpie pa asistencën e nevojshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME