Categories Lajme

Transfertë në Madrid, prova e parë e zjarrit për Barcelonën pa Levën

Pas gjysmë hapit fals kundër Espanjolit dhe kualifikimit mes drithërimave në Kupën e Mbretit, sot vjen dhe prova e parë e vërtetë për Barcelonën. Do të jetë prova e parë e zjarrit për katalanasit, të cilët do të jenë të ftuar në Madrid përballë Atletikos.

Nga të gjithë është etiketuar si prova e parë e zjarrit, jo vetëm sepse luan përballë një rivali që të gjithë e njohin kush është. Por edhe për faktin, se trajneri Ksavi nuk do të ketë shërbimet e golashënuesit më të mirë në La Liga, Robert Levandovski. Polaku është pezulluar me tri takime pas kartonit.

Deri më tani, Leva kishte humbur vetëm 2 takime gjatë sezonit. Fillimisht ishte lënë pushim në ndeshjen e fundit në fazën në grupe në Champions, kundër Pilzenit – kur llogaritë ishin mbyllur, me Barçën të eliminuar – dhe këtë mesjavë, kur polaku nuk luajti në takimin e Kupës së Mbretit përballë Intersitit.

Por tani, Leva do të jetë i detyruar të qëndrojë pushim, çka e ka vënë në mendime trajnerin Ksavi. Ferran Torres, Dembele, Rafinja, Depai, Ansu Fati, të gjithë këta do të kërkojnë të nxjerrin Ksavin nga telashet në tri takimet e radhës në La Liga, të cilat Leva do t’i ndjekë si spektator luksi. Prova e parë të dielën në Madrid.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME