Categories Lajme

“Transport ekspres Bathore-Angli”/ Si funksiononte rrjeti i klandestinëve me pasaporta false

Dy shqiptarë që mbërritën në aeroportin e Hanoverit, dhe që u prezantuan si çift grek ishin starti i një hetimi të gjatë që zbuloi se rrugët për t’u larguar në Angli nuk janë vetëm gomonet dhe kamionët, por edhe pasaportat e falsifikuara.

Në dosjen që iu tregua Top Channel thuhet se emrat e Olsi Ndreu dhe Klaida Lushi, të hetuar nga gjermanët u përcollët autoriteteve në Shqipëri së bashku me provat ku përmendet se një i afërm i tyre kontaktoi me falsifikuesin i cili ofroi udhëtim të garantuar.

“Pasaportat janë me chip”, shkroi falsifikuesi, “dhe kalon krejt kontrollet”.

Kur policia mbërriti në banesën e njërit prej të dyshuarve, sekuestroi në hyrje të portës tabelën që shkruante ‘transport ekspres Bathore-Angli.

Ata komunikuan sipas prokurorisë me numra serbë për të shmangur përgjimet, ndërkohë që nuk ishin të kujdesshëm për detajet që i ofronin në Tik Tok.

Ky version iu shpjegua gjykatës nga prokurori Bledar Valikaj , i cili tha në seancën me dyer të mbyllura se për të identifikuar Mariglen Hotin dhe Shkëlqim Hoxhën, u fut në lojë një agjent i infiltruar që bleu pasaportë false. Bashkëpunëtori i drejtësisë që lidhi marrëveshje me prokurorinë e Tiranës diskutoi me falsifikatorët për blerë paketë kartën italiae, kartën shëndetësore, patentën dhe pasaportën. Për të treja çmimi ishte 1500 euro.

Gjykata i la nën arrest me burg të arrestuarit, ndërkohë që nuk ka zbuluar ende ku gjendet laboratori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME