Categories Lajme

Transport emigrantësh mes kufirit

Tre persona, mes të cilëve edhe një vajzë nga Cërriku, janë vënë në pranga nga Policia e Korçës, pasi ndihmonin emigrantë të paligjshëm për të kaluar kufirin kundrejt pagesës. Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i tre personave është kryer në flagrancë. Ata janë ndaluar në aksin rrugor Maliq-Lozhan, kur transportonin me dy automjete drejt Tiranës tre shtetas të huaj, kundrejt një pagese prej 150 euro për secilin. Mësohet se emigrantëve u ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

Tre personat e arrestuar janë: Xh. Sh., 24 vjeç, banues në Fushë-Milot, K. T., 23 vjeçe, banuese në Cërrik dhe S. M., 39 vjeç, shtetas sirian, me banim të përkohshëm në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME