Categories Lajme

Transportonin klandestinë, fitonin 50 Euro secili, në pranga tre të rinj

Tre të rinj janë vënë në pranga nga policia e Korçës pasi janë kapur duke ju dhënë ndihmë 10 shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Personat e arrestuar janë shtetasit M.S., 27 vjeç, D.H., 26 vjeç, dhe Q.S., 25 vjeç, të tre banues në Maliq.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë pranë fshatit Melçan, Korçë, shtetasi D.H., u kap duke transportuar me një automjet në drejtim të Shkodrës, 10 shtetas të huaj.Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit M.S., dhe Q.S., do t’i ndihmonin këta shtetas kundrejt fitimit prej 50 Euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së.

Në cilësinë e provës materiale, Policia bllokoi dy automjete që ishin përdorur nga shtetasit e mësipërm për të realizuar transportimin e klandestinëve në destinacionin e premtuar. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME