Categories Opinion

Festivali në RTSH/ Reagimi epik i Miron Kotanit: Shokun Gëllçi ta kujtosh, Serenatën t’ia këndoç!

Kompozitori Miron Kotani ka bërë një reagim epik lidhur me festivalin në RTSH, duke i kushtuar edhe një poezi goditëse.

Fest 58

Si na ishte festivali
ua thotë Miron Kotani,
m’u dogj shpirti, m’u dogj xhani,
s’e di vallë ku vajti Zhani!

Doli kënga nga Kanali!
Dhe Alketa te Ekrani!
Turbo folku anembanë
Seç na zbriti mbi Tiranë !

Erdhën kompozitorët e huaj
Të luftojnë me patkuaj
Me patkuaj Festivalin
Të shpërthejë Europiani!

Mbi Tiranin RTSH
58-a bëri gjëmën,
Asnjë Klan te Tv Klani
Të gjithë janë te Festivali.
Këmbëkryq te Europianii!

Festivalin RTSH,
Thoma Gëllçi e bëri shosh
Këngët shkuan një nga një,
Kënga shqip mbeti bosh,
Tingujt shqip ranë në kosh.
HariLenën të kërkosh
N’ europiant kur të shkoç…
Më parë pi ca skoç.
Me Darko Dimitroc !!!!
Ballkan- Pazar –
Drejt Eurosongut –
Shokun Gëllçi ta kujtosh
Serenatën t’ia këndoç!

Autori i tekstit: Miron Kotani.

Poezinë goditëse në vijim, Miron Kotani e ka sqaruar edhe më mirë në një replikë që është detyruar të bëjë me një komentues, Bardhyl Vejsiun: “E shoh që më ke keqkuptuar. Alketa nuk hyn fare këtu, – i përgjigjet Kotani. – Gjithçka kam, e kam me krijimtarinë e Festivalit. Gjithkush e ka të drejtën të japë gjykimin e tij. Nëse Alketa ka bërë lapsuse në prezantim në Festival, kjo nuk është për faj të saj, por për faj të stafit dhe skenarit.

Respekt maksimal për Alketen si prezantuese, ndër më të mirat që kemi, por fatkeqësisht ka qëlluar në Festivalin më të dobët të kohërave e më antikombëtarin që ekziston. Respekte për ju familjarisht e për Alketën në punën e saj si prezentatore e showgirl në ekranet shqiptare. Kur je person publik duhet t’i pranosh të gjitha, komplimentet edhe vërejtjet! Gjithmonë suksese i uroj!Gjithë të mirat, miqësisht Mironi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME