Categories Politike

Tre arsye përse koncepti i deformuar i Bashës për “të mos bërit politikë”, po lë në baltë qytetarët

Që prej tërmetit shkatërrimtar të ditës së martë, Lulzim Basha ka përqafuar devizën, se nuk duhet bërë politikë me tragjedinë. Ai ka të drejtë. Politika nuk mund rë shfrytëzojë tragjedinë dhe dhimbjen e njerëzve, për të pushtuar ekranet dhe për të bërë show, madje as për të kritikuar në mënyrë abstrakte, për gjëra të pavenda.

Por, sa më shumë orë kalojnë, aq më e qartë bëhet se koncepti i Lulzim Bashës për “të mos bërit politikë me tragjedinë”, është jashtëzakonisht i deformuar.

TPZ.al po rendit tre shembujt, që tregojnë se kryetari i opozitës, po fiton zemrën e Edi Ramës, duke lënë në baltë qytetarët.

Së pari, në emër të të mos bërit politikë, Lulzim Basha ende nuk ka guxuar të japë një prononcim për presionin kriminal mbi të cilin është vënë media nga qeveria dhe kryeministri. Çdo kryetar opozite në këtë planet, do të ishte skandalizuar  dhe më pas do të denonconte mbylljen e një portali me urdhër nga kryeministri, sic ndodhi me JOQ,  në kundërshtim flagrant me ligjin. Çdo kryetar opozite normal, do të kishte denoncuar shfrytëzimin që Edi Rama po i bën tragjedisë dhe gjendjes së emergjencës,  për të goditur mediat kritike njëlloj si vëllau i tij Erdogan. Të denoncosh rrëshkitjen e vendit drejt autoritarizmit, nuk është “të bërit politikë me tragjedinë”, por detyrë themelore e opozitës dhe veçanërisht liderit të saj (jo vetëm e Albana Vokshit në rrjetet sociale domethënë).

Së dyti, kryetari i opozitës, mund të vijojë ta respektojë kodin e tij të heshtjes për shumëçka, por i takon gjithashtu të ngrejë disa pyetje që sot i bëjnë të gjithë qytetarët. A ka përgjegjës për këtë tragjedi? Kush i la banorët që jetonin në banesa të dëmtuara në mëshirë të fatit? A do të ndëshkohen këta persona? Edhe njëherë, kjo nuk është “politikë me tragjedinë”, por një nga cështjet më thelbësorë që ngre kjo tragjedi. A ka fajtorë për gjithë këto jetë të humbura? Kush do të flasë në emër të këtyre njerëzve? (Në këtë pikë akoma nuk është caktuar të flasë Albana Vokshi).

Së treti, çdo kryetar opozite në planet, do të ishte skandalizuar me sjelljen e policisë politike të Edi Ramës. Kulmi arriti me arrestimin e 25 vjecares, Xhulia Aliaj, për shkak se kishte postuar një lajm në rrjetet sociale. Heshtja e Lulzim Bashës kur qytetarët arrestohen pa shkak dhe kur liria e shprehjes kërcënohet në këtë mënyrë, është e pamundur të shpjegohet nga logjika e shëndoshë. Edhe në këtë rast partia urdhëroi Albana Vokshin të bënte detyrën e kryetarit në rrjetet sociale, sepse kryetari “nuk bën dot politikë”.

Askush nuk i ka kërkuar Lulzim Bashës të shfrytëzojë politikisht tragjedinë, ashtu sic po bën Edi Rama në ERTV-në e tij dhe sulmet ndaj kritikëve. Sot, kryetari i opozitës duhet thjesht të bëjë detyrën e tij, t’i dalë zot vendit dhe qytetarëve dhe jo të fitojë zemrën e Edi Ramës. Ka një kohë tjetër edhe për këtë…/TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME