Categories Lajme

Tre automjete përfshihen në aksident në Elbasan, plāgoset edhe një këmbësor

Një person mbeti i plāgosur gjatë tentativës për të kaluar nga njëra anë e rrugës në anën tjetër të saj në vendin e quajtur “Mbikalimi” pranë Paraburgimit të Bradasheshit.

Burime zyrtare bënë me dije se për pasojë për të evituar aksidentimin e personit që po tentonte të kalonte rrugën një automjet ka shmangur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë është përplasur me dy automjete të tjera. Fatmirësisht këmbësori ka pësuar vetëm dëmtime por pa rrezik për jetën.

Ndërkohë tre automjetet e përfshirë në aksident kanë pësuar dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes e cila mund të kishte pasoja tragjike për drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident të cilët kanë arritur të manovronin mjaft mirë për të shmangur pasojat e karambolimit mes tyre pasi njëri nga drejtuesit tentoi të evitonte përplasjen me këmbësorin që dyshohet se u fut në rrugën automobilistike me shpejtësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME