Categories Lajme

Tre punonjës policie në hetim. Detajet

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme, njoftoi se ekzekutoi masat e sigurisë për 3 punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kavajë, në funksion të një procedimi penal nisur disa muaj më parë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Ata janë: – F.Gj., me detyrë Operatore pranë Zyrës së Shërbimit për Qytetarët në Komisariatin e Policisë Kavajë, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, si person i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”. Ajo dyshohet se duke keqpërdorur atributet që i jepte detyra në këtë funksion, në kundërshtim me ligjin, favorizonte shtetas të ndryshëm gjatë përpilimit të dokumentacionit për pajisjen me pasaportë dhe ndërhynte për favorizime të ndryshme në sferën e ndërtimeve pa

– Inspektor F.H., me detyrë Ndihmës/specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë, me masë sigurimi “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Ai dyshohet se në mospërmbushje të detyrës ka lejuar dhe nuk ka raportuar ndërtimet pa leje.

– Inspektor S.B., me detyrë Ndihmës/specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë, me masë sigurimi “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Ai dyshohet se në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka lejuar dhe nuk ka raportuar ndërtimet pa leje.

Hetimi u krye me metoda speciale duke dokumentuar me prova ligjore veprimtarinë e kundërligjshme, të këtyre punonjësve të policisë. Hetimet po vazhdojnë, njoftoi SHÇBA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME