Categories Lajme

Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, pranga 53-vjeçarit në Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve intensive dhe i verifikimeve të kryera në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të tregtimit të mallrave të kontrabanduara.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua shtetasi P. Ç., 53 vjeç dhe nisi procedimi penal për djalin e tij, shtetasin D. Ç., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Shtetasi P. Ç. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, duke transportuar me automjet, mallra (medikamente mjekësore dhe celularë) të dyshuara të kontrabanduara nga Italia. Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME