Categories Lajme

Hetimi/ Dy vëllezër shqiptarë filmonin vajza natën në rrugë dhe fitonin para me miliarda klikime

Një hetim i BBC-së ka zbuluar se dy vëllezër shqiptarë të identifikuar si Florjan dhe Roland Reka, filmojnë fshehurazi vajza dhe gra gjatë daljeve natën, duke zbuluar herë pas here pjesë intime të trupit. Sipas medias britanike, ata fitojnë para duke i publikuar videot në internet, të cilat marrin me miliarda klikime.

Videot, të përshkruara shpesh si “shëtitje në këmbë” ose “përmbajtje jete nate”, publikohen në YouTube, TikTok, Facebook dhe Instagram. Ato fokusohen pothuajse tërësisht te gratë e veshura me fustane ose funde, shumë prej të cilave filmohen nga pas ose nga kënde të ulëta.

BBC identifikoi pothuajse 50 gra që ishin filmuar dhe zbuluan se shumë prej tyre nuk ishin në dijeni të asaj që kishte ndodhur. Një vajzë 21-vjeçare, e cila ishte filmuar nga një kënd i ulët duke i zbuluar fundin, tha se ishte prekur thellë pasi kishte parë pamjet e saj të publikuara pa pëlqimin e saj.

“Ishte thjesht një natë normale, nuk kishim fare ide se po na filmonin”, u shpreh një nga vajzat e filmuara. Mbi 65 kanale me këtë lloj përmbajtjeje janë identifikuar online, videot e të cilave janë parë mbi tre miliardë herë gjatë tre viteve të fundit. Videot fokusohen në daljet e natës në qytete të mëdha anembanë botës, përfshirë Londrën, Oslon, Miamin dhe Bangkokun, por një nga vendndodhjet më të njohura është Mançesteri. TikTok ka hequr katër kanale, ndërsa videot në Facebook dhe Instagram mbeten ende aktive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME