Categories Lifestyle

Trendet që nuk dalin kurrë nga moda

Moda ndryshon herë pas here, por duket se disa trende rrënjosen aq shumë saqë me vite nuk ndryshojnë. Prandaj, në mënyrë që të mos i shpenzoni kot paratë dhe të keni gjithmonë stil, më mirë është të investoni në disa stile që asnjëherë nuk dalin nga moda.

Grimi natyral
Grimi natyral gjithmonë është kërkuar. Ideja prapa kësaj pamje është se ju bën të dukeni “e freskët”. Sekreti për këtë është i thjeshtë: edhe nëse vendosni të vëni buzëkuq, sytë gjithmonë duhet të jenë të thjeshtë. Përdorni grim për sy që ngjason me tonin e lëkurës dhe vetëm pak maskara.

Buzët e kuqe
Përgjatë dekadave, buzët e kuqe janë admiruar nga të gjithë adhuruesit e modës. Kjo ngjyrë është bërë kryesisht e popullarizuar nga Marilyn Monroe dhe prej atëherë gjithmonë ka qëndruar në modë.

Vetullat e trasha
Në një botë mode që vazhdimisht ndryshon, vetullat nuk mund të lihen pa u vërejtur.
Ato kanë kaluar nëpër shumë ndryshime: nga vetullat shumë të trasha e deri te ato me pamje më natyrale. Megjithatë, një trend gjithmonë ka mbetur i pandryshuar përgjatë viteve – vetullat e trasha. Ndërsa sa i përket veshjeve kujtojmë se disa trende do ti shikojmë gjithmonë.
Bluzat elegante, të sofistikuara dhe cilësore kurrë nuk dalin nga moda.
Gjëja e mirë është se përputhen me çdo stil mode, i përshtaten shumë bukur të gjitha gjeneratave, si dhe çdo sezoni. Nëse të gjitha këto janë të përballueshme financiarisht, atëherë janë zgjedhje e pagabuar me të cilat do të ndjeheni shkëlqyeshëm në lëkurën tuaj!

Boho stili nuk pushon së pushtuari tërë botën e modës. Kjo bluzë elegante e boho stilit, është e modelit të shkurtër, ideale për fund apo pantallona me bel të gjatë. Shtojca e danteleve në mëngë i jep bukurinë e veçantë. Ditën e punës e bën mjaft të këndshme, kurse jetën tuaj shoqërore më të pasur. Ndikon pozitivisht edhe në vetëbesim, sepse mundëson ndjesi fantastike në lëkurën tuaj. Bluza me mëngë zile është pjesë e shkëlqyer si për nevoja ditore po ashtu edhe të mbrëmjes. Një aksesor mbi qafë, i jep asaj vlerë moderne dhe mundëson kombinim të shkëlqyer me xhinse, por edhe me të gjitha veshjet tjera. Kjo bluzë është prej chiffon-i, i cili i jep pamje dhe elegancë.

Fustani i shkurtë i zi pa të cilin thjeshtë nuk bën, është gjithmonë zgjedhje e mirë. Ky fustan është me theks në shpatullat e hapura, të kufizuara me dantelë diskrete. Ky model i thjeshtë rri shumë mirë dhe përshtatet në mënyrë fantastike me formën e trupit, kurse me detajin e pazakontë intenzivisht e thekson feminitetin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME