Categories Lajme

Treni gódet një makinë në fshatin shqiptar, 2 persona në Spítal

Sot rreth orës 12:25 në fshatin Lutogllavë ka ndodhur një aksident mes një veture dhe trenit. Sipas njoftimit nga policia dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë, njofton Policia e Kosovës në Pejë.

Njoftimi i Policisë: Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 02.08.2020 rreth orës 12:25, është informuar për një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale i cili ka ndodhur në fshatin Lutogllavë- Pejë, në mes të një veture dhe trenit të udhëtareve.

Njësitet e Trafikut Rajonal menjëherë kanё dalё ne vendin e ngjarjёs, pёr tё kuptuar rrethanat e këtij aksidenti, deri të aksidenti kishte ardhur për deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar në aksin rrugor Trestenik- Lutogllavë, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe duke mos respektuar shenjat e komunikacionit e kishte goditur trenin ne pjesën e parë anësore te anës se majtë i cili ishte duke qarkulluar ne drejtimin Pejë-Prishtinë.

Nga goditja ne automjetin e udhëtareve shkaktohen dëme materiali si dhe lëndime trupore pësojnë dy (2) persona, të cilët dërgohen në spitalin Rajonal në Pejë, sipas ekipit mjekësor tё lënduarit janё jashtë rrezikut pёr jetё. Lidhur me kёtё aksident ёshtё informuar Prokurori i Shtetit, dhe rastin ёshtё duke e hetuar Njësiti Rajonal i komunikacionit Rrugor. DRP Pejё.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME