Categories Lajme

Treni në Gjermani u mori jetën, përcillen për në banesën e fundit dy vëllezërit nga Deçani

Vëllezërit Hasan Arifaj, 17 vjeç dhe Bleriani, 13 vjeç janë përcjellë për në banesën e fundit në varrezat e fshatit Ratish i Epërm. Dy të miturit humbën jetën tragjikisht në Gjermani pasi u shtypën nga treni. Për fat të mirë, vëllai i tretë që ishte me ta shpëtoi. Dy të miturit u goditën nga treni, mëngjesin e së martës, teksa kishin marrë rrugën për të shkuar në shkollë. Nga kjo përplasje shpëtoi, Arigoni, i cili e pa tragjedinë e vëllezërve me sy dhe më pas e telefonoi babain e tyre, Arifin, për t’i kërkuar që me urgjencë të shkonte në stacionin e trenit.

Babai i djemve, Arif Arifaj, duke folur për mediat kosovare mes dhimbjes falenderoi  Zotin që i ka shpëtuar djali i dytë. “Në vitin 1989, jam shku në mërgim. Kam kriju një familje dhe kisha tre djem. Hasanin, Arigonin dhe Blerianin. 17 vjeç, jo 16 tjetri hala dhe edhe një muaj i vogli 14 vjeç. Rasti tragjik ka qenë që si zakonisht fëmija shkojnë në shkollë, unë banoj në një qytet afër Mynheni-it, Bavari. Fëmija ku banoj prej një qyteze duhet të shkojnë të vazhdojnë mësimin në qytet”.  Për djalin e madh, Hasanin, ai tha se ka qenë nxënës shumë i mirë, ndërsa djali i vogël ëndërronte të bëhej futbollist. s.b/abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME