Categories Lajme

Shëngjin/ Kush është biznesmeni, pronari i objektit në ndërtim ku ndodhi…

Pronari i pallatit në ndërtim që iu vu tritol mbrëmjen e djeshme në Lezhë, është identifikuar si Liman Gjoka. Pista nè të cilën janë orientuar hetimet është ajo e ndonjë konflikti për pronësinë e trualiit ku po ndërtohet objekti në fjalë pasi Liman Gjoka pronari i objektit thuhet se nuk ka patur konflikte të tjera. Po ashtu hetimi mund të shtrihet edhe në pistën e konkurencës pasi objekti ndodhet në një pozicion të favorshëm për biznes, ndodhet në segmentin rrugor Superstradë-Shëngjin, aty ku do të kalojë edhe autostrada që do të lidhë tunelin që pritet të ndërtohet.

“Rreth orës 20:45, në rrugën e Shengjinit, në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj., banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.

Në kuadër të hetimeve, janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë objektit në ndërtim, për të shkuar në gjurmët e autorëve. Liman Gjoka, sipas të dhënave në QKB, rezulton të jetë pronar i vetëm i “Amfora SHPK”, me aktivitet “Import-Eksport, veprimtari ne fushën e ndërtimit dhe prodhime të materialeve në fushën e ndërtimit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME