Categories Lajme

Ursula von der Leyen: BE do ti dhurojë Ballkanit tepricat e vaksinës anti-covid

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian mund të dhurojnë tepricat e tyre të vaksinave anti-Covid për vendet e Ballkanit. Deklarata u bë dje në mbrëmje nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që mbajti një video-konferencë në krah të presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel, në përfundim të Samitit të BE-së. Von der Leyen foli lidhur me kontratat e firmosura nga BE për sigurimin e vaksinës dhe kategoritë sociale që do të përfitojnë të parat kur vaksina të jetë gati dhe të mbërrijë në Evropë.

Ajo theksoi se vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të përfitojnë nga platforma ndërkombëtare Covax për sigurimin e vaksinave të para. “Sa i takon pyetjes për fqinjësinë, ka një qasje të dyfishtë. Më i rëndësishmi dhe më mbresëlënësi është Covax, që e kemi ngritur së bashku me rreth 119 vende që janë anëtarësuar. Parimi është që vendet me të ardhura të larta duhet të financojnë Covax për të garantuar qasjen tek vaksina edhe për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, tha der Leyen.

Ajo theksoi se nëse vendet anëtare të bllokut do të kenë tepri dozash dhe do t’u lejohet do t’i dhurojnë një pjesë të tyre për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sjellim në vëmendje që Komisioni Evropian ka arritur tanimë marrëveshje me dhuruesit kryesorë potencial të vaksinës për qindra miliona doza të tyre, që do ndahen njëkohësisht dhe në mënyrë të barabartë për shtetet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME