Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e muzikës county. Këngëtarja Kylie Rae Harris, 30 vjeçe ka humbur jetën në një aksident me makinë në New Mexico.
Edhe një vajzë 16 vjeçe që po drejtonte tjetër automjet vdiq në vend. Në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë, u përfshinë tre makina. Një prej shoferëve iku pas ngjarjes, shkruajnë mediat e huaja.
Përfaqësuesit e këngëtares dhanë lajmin e kobshëm. “Të lënduar, me duhet të konfirmojmë që Kylie Rae Harris humbi jetën në një aksident me makinë mbrëmë. Ne nuk do të japim detaje tjera dhe do donim privatësi për familjen e saj. Cdo njeri që e njihte Kylie e dinte sa e donte familjen dhe muzikën”, thanë bashkëpunëtorët.