Categories Politike

Trump ‘harron’ Krimen: Rusia duhet të pranohet në G7

Këtë fundjavë Biarritz, qyteti në brigjet franceze do të presë G7, Samitin e fuqive të mëdha botërore që, edhe një herë, do të zhvillohet me një mungesë luksoze, Rusinë.

Presidenti amerikan Donald Trump, duke folur në Shtëpinë e Bardhë me gazetarët  tha se “Do të ishte e përshtatshme që Rusia të ribashkohej me G7 për t’i dhënë përsëri jetën G8”.

Për Trump, Presidenti Vladimir Putin ishte rrëzuar nga Barack Obama sepse “ai e kishte tejkaluar atë”. Manjati, megjithatë, nuk përmendi një hap të mundshëm prapa nga Kremlini për çështjen e Ukrainës.

Pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina,në vitin 2014, Moska u përjashtua nga klubi i më të mëdhenjëve të globit.

Por duket se hapi i parë për afrimin e Rusisë drejt karriges së saj në klubin e G7, i takoi ta bënte Presidenti francez Emmanuel Macron.

Lideri i Elysée u takua këtë javë me udhëheqësin e Kremlinit në rezidencën verore të Fort de Bregancon. Me këtë rast, Macron bëri thirrje për një afrim midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian dhe e lidhi kthimin e Moskës në G8 si mundësi zgjidhje të problemeve me Ukrainën.

Nga ana e tij, Putini tha se nuk do të refuzojë një ftesë hipotetike nga G7, sepse “çdo kontakt, në çfarëdo formati, me partnerët tanë është i dobishëm”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova sqaroi qëndrimin e Rusisë duke folur për Radio Govorìt Moskvà. “Duhet të bëhen propozime konkrete dhe nëse ka ndonjë, ato duhet t’i përcillen palës ruse për t’u ekzaminuar.”

Sipas CNN, gjatë një bisede telefonike midis Trump dhe Macron, dy presidentët kanë rënë dakord ta ftojnë Rusinë në takimin e vitit tjetër.

Sipas burimeve të CNN, çështja do të ngrihet nga manjati këtë fundjavë në Biarritz, në Francën veriore, me drejtuesit botërorë në G7.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME