Categories Lajme

Trump kundër ekspertëve: Vaksina anti-covid e disponueshme brenda vitit

Qytetarët amerikanë do mund të vaksinohen në masë kundër koronavirusit vetëm vitin e ardhshëm. Por presidenti Donald Trump ka replikuar me drejtuesin e qendrës amerikane për sëmundjet duke deklaruar me optimzëm se vaksinat do jenë të disponueshme brenda vitit.

Qendra amerikane për kontrollin e sëmundjeve parashikon që vaksina për kovidin-19 mund t’i shpërndahet publikut të gjerë në tremujorin e tretë të 2021-it.

Shefi i qendrës, Robert Redfild, dëshmoi të mërkurën para Senatit se vaksinimi paraprak që pritet të nisë brenda dhjetorit do jetë i kufizuar dhe do ketë prioritet stafin shëndetësor apo shtresat më të rrezikuara, ndaj në parim, mbrojtja më e mirë për qytetarët janë maskat.

“Kemi prova të qarta shkencore se ato funksionojnë, madje do thosha se maska për fytyrën ka më shumë garanci ndaj kovidit se vaksina, sepse vaksina ka 70 për qind efikasitet, dhe nëse imuniteti i dikujt nuk reagon, ajo nuk të mbron, ndërsa maska po.”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë rekordin për numrin e të infektuarve dhe të vdekjeve nga infeksioni i koronavirusit të ri, mbi 6 mln e gjysmë raste prej fillimit dhe afro 200 mijë viktima.

Kreu i shtetit, Donald Trump, po i shtyn shkencëtarët të gjejnë brenda pak javëve një kurë që vendi të rindezë totalisht motorët e ekonomisë dhe të shkojë pa frikë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Nga Shtëpia e Bardhë, presidenti të mërkurën kundërshtoi drejtuesin e qendrës së specializuar për sëmundjet për sa i përket disponimit të vaksinës për qytetarët vitin tjetër dhe për maskat.

“Mendoj se Redfild gaboi, dha një informacion të pasaktë, ndoshta nga hutimi. Vaksinën do e kemi gati sapo ta shpallim rreth tetorit ose aty afër. Mund të shpërndajmë rreth 100 milionë doza brenda vitit por ai këtë proces nuk e njeh mirë. Edhe maska, në asnjë mënyrë nuk është më efikase sesa vaksina.”

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ardhja e sezonit të gripit do mbingarkojë sistemet spitalore në shumë vende.

Maria Van Kerkhove, drejtuesja e programit të OBSH-së për emergjencat, thotë se do jetë e vështirë të dallohet gripi normal dhe koronavirusi.

“Na shqetëson vërtet rritja e numrit të rasteve, veçanërisht në hemisferën veriore. Ka pjesë të Europës, Spanjës, Francës, dhe më në lindje, në Gjeorgji, Malin e Zi, në Ukrainë dhe në disa shtete të SHBA-së po rëndohet shumë gjendja në spitale.”

Në gjithë botën, që prej muajit janar janë konfirmuar rreth 30 milionë raste të bartjes së kovidit-19 dhe më shumë se 940 mijë persona e kanë humbur betejën me sëmundjen vdekjeprurëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME