Categories Lajme

Trump ndryshon mendimin për maskat dhe e krahason veten me një personazh filmash: Jam pro mbajtjes, dukem si Lone Ranger

Presidenti amerikan Donald Trump, që ka kundërshtuar prej kohësh të mbante një maskë për fytyrën në publik, thotë se ai është “për maskat” dhe ato e bëjnë atë të duket si Lone Ranger. Lone Ranger është një personazh filmi, ish-rojtar nga Teksasi i maskuar, i cili luftoi të jashtëligjshmit në Perëndimin e vjetër Amerikan me mikun e tij Tonto. Personazhi është quajtur një ikonë e qëndrueshme e kulturës amerikane. Trump gjithashtu pohoi se maskat e fytyrës nuk kanë nevojë të bëhen të detyrueshme për të frenuar përhapjen e Covid-19.Ai përsëri parashikoi që infeksioni do të “zhdukej”, pasi SHBA kapi një rekord të ri prej 52 000 rastesh të të infektuarve në një ditë.

Vërejtjet e tij për Fox News vijnë një ditë pasi një republikan i lartë i bëri thirrje Trump të vinte një maskë si një shembull. Tani SHBA ka gati 2.7 milionë persona të infektuar të konfirmuar me Covid-19 dhe më shumë se 128,000 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins, i cili është duke ndjekur pandeminë.

Çfarë tha presidenti? Duke folur për Rrjetin Fox Biznes të mërkurën, Z. Trump tha: “Unë jam plotësisht për maskat”.

Kur u pyetën nëse ai do të vinte një të tillë, presidenti tha: “Nëse do të isha në një situatë të ngushtë me njerëz do të bëja, absolutisht”. Ai shtoi se njerëzit e kanë parë atë ta vendoste një më parë. Z. Trump tha se ai nuk do të kishte “asnjë problem” për të mbajtur një maskë publikisht, duke e krahasuar veten me Lone Ranger.

Por presidenti përsëriti se ai nuk mendonte se duhej të ishte e nevojshme mbulimi i fytyrës në të gjithë SHBA-të, sepse ka “shumë vende në vend ku njerëzit qëndrojnë në distancë”. “Nëse njerëzit ndjehen mirë për këtë, ata duhet ta bëjnë atë.” Z. Trump u pyet gjithashtu në intervistën e tij nëse ai ende beson se koronavirusi do të “zhduket” një ditë. “Po” tha ai. “Besoj. Po, sigurisht. Në një moment”. Gjatë festimeve të Z. Trump për Ditën e Pavarësisë më 3 korrik në Mount Rushmore, përkrahësit e tij të pranishëm nuk do të detyrohen të veshin maska ose të ruajnë distancimin social.

Çfarë ka thënë Trump më parë për maskat? Kur Qendrat e SHBA për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në prill filluan të rekomandojnë njerëzit të vendosin maska ose mbulesa në publik për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së virusit, zoti Trump u tha gazetarëve se nuk do të ndiqte praktikën. “Nuk mendoj se do ta bëj atë”, tha ai atëherë. “Vendosja e një maskë për fytyrën ndërsa përshëndes presidentët, kryeministrat, diktatorët, mbretërit, mbretëreshat – thjesht nuk e shoh atë”. Por zoti Trump ka theksuar vazhdimisht se zgjedhja për të ndjekur udhëzimet zyrtare shëndetësore rreth maskave është një vendim personal. Muajin e kaluar, ai i tha Wall Street Journal se disa njerëz mbajnë vetëm maska si një deklaratë politike kundër tij.
Në maj, gjatë një vizite në një fabrikë në Michigan, ai u tha gazetarëve se hoqi një maskën e fytyrës para se të dilte para kamerave sepse “ai nuk dëshironte t’i jepte shtypit kënaqësinë ta shihte ashtu”. Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur zgjedhjen e presidentit duke thënë se të gjithë në kontakt me të janë testuar shpesh për koronavirus, dhe po kështu është edhe vetë zoti Trump. Vajza e presidentit Ivanka Trump, është parë gjithashtu me një maskë në publik. / Zëri i Amerikës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME