Categories Lajme

Trump reagon ndaj Meghan Markle: I uroj fat Harry-t, pasi ka nevojë

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është shprehur se nuk ka një simpati të madhe për Meghan Markle. Gjatë një konference për shtyp, ai u pyet nga një gazetar se çfarë mendonte për Markle dhe princin Harry, të cilët inkurajuan “amerikanët të votojnë për Joe Biden”.

“Unë nuk jam një adhurues i saj”, tha ai në konferencën për shtyp, duke shtuar “Dhe ajo ndoshta e ka dëgjuar këtë. Por unë i uroj shumë fat Harry-t sepse ka nevojë.” Ky reagim i tij vjen pasi pak ditë më parë, Markle dhe Harry iu bën thirrje qytetarëve amerikanë të refuzojnë gjuhën e urrejtjes dhe të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Kur votojmë, vlerat tona vihen në veprim dhe zërat tanë dëgjohen. Zëri juaj është një kujtesë që tregon se keni rëndësi. Sepse ju e meritoni të dëgjoheni.” tha Markle.  Megjithëse, dyshja nuk përmendi emrin e Trump apo rivalin e tij politik Biden, kanë qenë të shumtë ata që i kanë interpretuar komentet e tyre si kritike ndaj presidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME