Categories Teknologji

Trump “ultimatum” TikTok-ut: Keni 45 ditë kohë për të shitur app-in Microsoft

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë afat prej 45 ditësh TikTok-ut, për të arritur marrëveshje me Microsoft.Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha të premten se do ta bllokojë aplikacionin TikTok në SHBA për shkak të shqetësimeve se aplikacioni paraqet rrezik për sigurinë kombëtare shkaku i të dhënave personale që qarkullojnë nëpër këtë platformë.

Blerja e propozuar e TikTok-ut, që ka rreth 100 milionë përdorues në SHBA, do t’i ofronte një mundësi të rrallë kompanisë Microsoft për t’u bërë konkurrent serioz i gjigantëve të rrjeteve sociale si Facebook dhe Snap.  Microsoft ka në pronësi edhe rrjetin social, LinkedIn. Kompania amerikane tha përmes një deklarate të dielën se do t’i vazhdojë negociatat për TikTok-un dhe se synon të arrijë marrëveshje deri më 15 shtator.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME