Categories Lajme

Tsipras këmbëngul: Shqipëria vendi më i mirë në Europë

Pozita dhe opozita greke shkembyen akuza në parlament për heqjen e kufizimeve te Covid-19 dhe pasojat në ekonominë e vendit. Ish kryeministri Tsipras sulmoi qeverinë e Micotaqis duke bërë disa krahasimë të gjëndjes që po kalon. Ai mori si shembull mënyrën sesi është përballuar situata në vende të tjera mes të cilave edhe Shqipëria.

Tsipras tha se është e turpshme, madje makabër të bëhen krahasime mes shteteve se kush ka më shumë të vdekur nga koronavirusi apo të thuhet se Spanja qeveriset nga të majtët prandaj ka aq shumë viktima. Ky është një krahasim makabër, shtoi Tsipras, e që nuk mban, sepse Shqipëria dhe Bullgaria që qeverisen nga të majtët kanë numrin më të vogël të vdekjeve në Europë.

Është e vetkuptueshme që vendi ne fillim duhet të mbyllej. Greqia bëri “lockdoën” në date 23 mars. Belgjika që ka te njejtin numer popullsie me ne e mbylli në 27 mars vendin. Dhjetë ditë përpara se ne të shpallnim izolimin Italia kishte 130 viktima. Nuk dëshiroj që ti hyj këtij debati makabër, që të krahasojmë vdekjet mes vendeve. Të mos themi përshembull se Spanja ka shumë viktima sepse atë vend e drejton e majta. Atëhere do të duhet te thoshim se Shqiperia dhe Bullgaria janë vendet më të mira në Europë, të cilat kanë numër më të vogël viktimash në krahasim me ne. Ky është një krahasim makabër. Kjo është hera e dytë që Tsipras merr si shembull suksesi Shqiperinë ne masat kundër përhapjes se koronavirusit, duke vleresuar maksimalisht qasjen në këtë situate edhe të kryeministrit Rama. Te njejten gje e beri edhe ne nje interviste pak dite me pare per mediat fqinje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME