Categories Lajme

Tufa eurosh dhe lekë! Kapet 39-vjeçari në Durrës

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Pista”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Operacioni nga specialistët e Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me agjentët e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që shpërndante lëndën narkotike kokainë të ndarë në doza të vogla. Sekuestrohen dhjetëra doza me kokainë, një shumë e konsiderueshme në euro dhe lekë dhe sende të tjera që shërbenin për peshimin dhe paketimin e lëndës narkotike në doza.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për një shtetas që shpërndante kokainë në doza, në disa zona të qytetit të Durrësit, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës finalizuan operacionin policor të koduar “Pista”. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. K., 39 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe më pas në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 408.800 lekë të rinj, 1085 euro, dy peshore elektronike dhe sende të tjera që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike në doza. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME