Tuna është rikthyer së fundmi me një projekt të ri muzikor. Këngëtarja e dashur e publikut ka publikuar ditën e djeshme këngën e re.
“Amoni”, titullohet produksioni muzikor, videoklipi i së cilës është realizuar në Afrikë dhe është tepër i veçantë.
Pamja e Tunës tërheq vëmendjen, ajo duket tejet sensuale dhe mjaft ndryshe me look-un e përzgjedhur.
Kënga është mjaft ritmike dhe pas publikimit ka marrë komente vërtet pozitive.