Categories Lajme

Turistët vendas preferojnë jugun, të huajt zonën e Qendrës dhe të Veriut; Vetëm 11% rrinë në struktura akomoduese

Për turistët vendas preferenca në muajin qershor ishte jugu i vendit, ndërsa të huajt kanë pasur destinacion kryesisht zonën qendrore (bregdetin e Durrësit e Tiranën) si dhe veriun.

Sipas të dhënave të INSTAT, në qershor, që është dhe fillimi i sezonit turistik, 47% e vizitorëve vendas u akomoduan në jug të vendit. Në rajonin e qendrës pushuan 29% të totalit të vendasve dhe në veri 24%.

Krejt të ndryshme janë preferencat për të huajt. Po në qershor, 45% e të huajve u akomoduan në qendër të vendit, që përfshin kryesisht hotelet e Tiranës dhe të zonës së bregdetit të Durrësit e Golemit.

Afërsia me aeroportin e Rinasit dhe strukturat e mëdha hoteliere në Durrës që punojnë përmes prenotimeve të agjencive turistike dhe çmimet e përshtatshme vlerësohen si faktorët kryesorë që tërheqin të huajt në zonën bregdetare të Durrësit. Kjo zonë ka rezultuar me ecurinë më të suksesshme këtë sezon turistik.

Pas bregdetit, më i preferuar për të huajt është Veriu i vendit, i njohur për natyrën e tij unike të paprekur malore dhe pamjet mahnitëse të alpeve shqiptare. 30% e të huajve kanë zgjedhur të vizitojnë Thethin, Valbonën, apo fshatra të tjerë.

Në Jug kanë shkuar vetëm 25% ë të huajve që janë akomoduar në strukturat turistike në qershor.

Në total, përfshirë vizitorët rezidentë dhe jo rezidentë, rajoni qendror tërheq pjesën më të madhe, me 38%, ndjekur nga Jugu me 34% dhe Veriu me 28%.

Sipas INSTAT, turizmi i është kthyer gradualisht normalitetit të tij këtë vit duke regjistruar shifra në rritje në të gjithë aspektet krahasuar me vitet e pandemisë. Shifrat e fundit të strukturave akomoduese të publikuara nga INSTAT për qershorin tregojnë disa prej tendencave kryesore që po shihen tek vizitorët. Kështu në muajin Qershor 2022, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 25,5 %, në krahasim me Qershor 2021.

Vetëm 11% e shtetasve të huaj rrinë në struktura akomoduese

Në qershor, sipas INSTAT në vend hynë 876 mijë shtetas të huaj. Por, vetëm 102 mijë persona kanë qëndruar në strukturat akomoduese të regjistruara, po sipas INSTAT. Si rrjedhojë, vetëm 11% e shtetasve të huaj që erdhën në qershor rezultojnë të kenë qëndruar në struktura akomoduese.

INSTAT sqaron se në anketën e strukturave akomoduese përfshihen të gjitha strukturat akomoduese turistike nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve të vitit 2020. Strukturat akomoduese turistike klasifikohen në: Hotele dhe akomodime të ngjashme (hotele, resort hotelier -kompleks turistik-, hotel suita / apartamente, motele; Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime (shtëpi pushimi për fëmijë dhe të tjerë, apartamente dhe shtëpi njëkatëshe për vizitorë, shtëpi pushimi familjare pa shërbim në dhomë, bujtina të rinjsh dhe streha malore); Hapësirat për kampingje dhe për parqe, për çadra ose rulota argëtimi.

Në qershor., 94% e vizitorëve të huaj që kanë qëndruar në strukturat akomoduese të regjistruara ishin në hotele, dhe pjesa tjetër në akomodime të tjera dhe kampingje.

Pesha e ulët e të huajve që qëndrojnë në struktura të ligjshme akomoduese në raport me hyrjet totale reflekton informalitetin e lartë, sidomos në ambientet që qepen me qira përmes booking, apo airbnb, si dhe faktin që një pjesë e të huajve mund të jenë emigrantë dhe qëndrojnë në shtëpitë e tyre, apo tek të afërmit./Monitor

Turistët vendas preferojnë jugun, të huajt zonën e

Turistët vendas preferojnë jugun, të huajt zonën e

Turistët vendas preferojnë jugun, të huajt zonën e

Turistët vendas preferojnë jugun, të huajt zonën e

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME