Categories Lajme

Turistët vërshojnë me turma në Tiranë, Rama super i kënaqur: Jemi të dytët pas Antalias

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” për portin e Durrësit.

Pasi foli për investimet, Rama u ndal edhe te turizmi, teksa u shpreh se, sipas tij, Shqipëria ka shënuar rritje këtë vit, teksa publikoi edhe shifrat.

“Sot paradite ishim në Ankara me presidentin Erdogan. Patëm një takim shumë vëllazëror si gjithmonë dhe ai dëshironte që të më mbante pak më shumë, por unë i thashë kam një arsye shumë të fortë që të kthehem në Shqipëri sepse finalizojmë një punë intensive negociatash, investimesh, ndonjëherë edhe krisjesh në proces.

Më në fund jemi gati të nënshkruajmë protokollin e bashkëpunimit që i hap rrugë ligjit të veçantë për fillimin e investimin për portin më të madh të Mesdheut. Po diskutonim se e sata kontratë ishte kjo e një investimi në përmsa të konsiderueshme që miku i ynë i shtrenjtë nënshkruan. Pyetjen e bëra unë sepëse ishte ende i zjarrtë nga diskutimi me ekipin negociator.

Është një investim që i kalon 2 miliardë dollarët. Është një investim që vjen si rrjedhojë e një serie hapash. Do ishte e paimagjinueshme jo 50 vjet përpara, por edhe 5 vjet përpara që të kishim një investim të tillë në turizëm, në një vend që filloi të zhvillohej si një vend me vizion për të qenë një vend turistik konkurrues, kur ne filluam të ushtrojmë detyrën.

Jo më larg se sot, i kam këtu, unë kam marrë shifrat e këtij viti, që flasin më qartë se çdo fjalim, për vizitorët e huaj, duke përjashtuar vizitorët nga Kosova, që hyjnë të paregjistruar. Në qershor kemi pasur 604 mijë turistë, përfshirë dhe turistët nga Kosova. Sot kemi 876 mijë turistë të huaj, pasaporta të huaja, as të Shqipërisë, as të Kosovës. Në korrik kemi pasur 1.1 mln, sot kemi 1.4 mln pasaporta të huaja. Në këtë periudhë, 1 deri në 7 gusht, 411 mijë vjet, 482 mijë sivjet. Në një nga klasifikimet e bëra për rritjen më të lartë të turizmit, në gjithë zonën e Mesdheut, Tirana zë vendin e dytë pas Antalias”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME