Categories Turizëm

Jo vetëm port turistik, por edhe markata e peshkut/ Shqipëria sot eksporton 105 milionë euro prodhime deti

“Përpara 7 vitesh Shqipëria eksportonte 18 milionë euro produkte peshkimi, sot peshkon 105 milionë euro”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedim me qytetarët në Vlorë, ndërsa theksoi se është gati projekti i porti të peshkimit, bashkë me portin aktual dhe portin e turizmit.

Në lidhje me triportin dhe markatën e peshkimit Rama tha se, “është njësoi në çdo fushë e njëjta. Po të kthesh kokën mbrapa para 7 vitesh dhe sot nuk ka krahasim. Dhe unë po jap vetëm një shifër, përpara 7 vitesh Shqipëria eksportonte 18 milionë euro produkte peshkimi, sot peshkon 105 milionë euro. Potenciali është për të shkuar 200-300 milionë, jemi në mes të rrugës. Kemi bërë një pjesë të mirë të rrugës por kemi pjesën tjetër të rrugës për të bërë, për ta çuar peshkimin aty ku duhet të jetë”.

“Po të marrësh sot peshkatarët e Vlorës dhe po të shikosh situatën e tyre është një betejë në mes, që nuk mund të lihet. Pse? Vërtetë janë këto që u thanë, dhe këto kanë sjellë  këtë gjendje të eksporteve dhe këtë status të ri të peshkatarëve, por po të shkosh te porti i peshkimit sot je në Mesjetë, nuk je në Europë. Është gjendje mesjetare e infrastrukturës së peshkimit. Markata nuk është çështja të depozitosh apo të shesësh, por është gjithë sistemi i bursës aty të peshkut e me radhë. Kjo pjesë duhet ndërtuar”, tha Rama. Rama theksoi se do nisim ndërtimin e portit ekzistues në mënyrë që të vazhdojë procesi për portin turistik, dhe njëkohësisht të fillojë edhe ndërtimi i portit të mallrave dhe të peshkimit.

“Më bëjnë shumë mirë që me portin e peshkimit jemi në gjendje të themi jo do ta bëjmë se e kemi një plan, projekti është gati. Kemi kaluar vendimin e fundit për të materializuar nga pikëpamja proceduriale ndërtimin e portit ekzistues në mënyrë që të vazhdojë procesi për portin turistik. Njëkohësisht të fillojë edhe ndërtimi i portit të mallrave dhe të peshkimit, që do jenë të ndara dhe në një pellg aty. Dhe po të shikosh projektin që do ndërtohet dhe është çështje muajsh dhe kantier është një botë tjetër. Aty do kemi një port peshkimi, një markato dhe një situatë komplet tjetër, madje dhe me restorante peshku, me tregun aty që mund të vijnë njerëzit, siç i ka gjithë bota dhe ajo është siç shkon në një panair, është spektakël”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin (Video)

Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Dhëndri i Trump plan për të zhvilluar resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec! Investimi 1 miliardë dollarë (Foto)

Në një intervistë për median amerikane Bloomberg, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump,Jared Kushner deklaron…

LEXO ME SHUME