Categories Turizëm

Ura e Vashës në Mat, vijon puna për restaurimin e kryeveprës së shekullit XVIII

Në Urën e Vashës, e ndodhur mbi lumin Mat mes Klosit dhe fshatit Guri i Bardhë, 200 m nga rruga e Arbrit, po vijon puna për restaurimin e saj. Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve parashikon ndërhyrje restauruese dhe konservuese në elementët konstruktivë të urës.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, theksoi se “vijon puna për restaurimin e monumenteve të kulturës. Është radha e Urës së Vashës, në Klos të Matit”. Kjo urë është ndërtuar në fillim të shek.XVIII si vepër bamirësie nga Haxhi Hajrulla Skura. Ajo mbart vlera të mëdha historike por edhe arkitektonike, për më tepër në një peizazh natyror të mrekullueshëm.

Ura e Vashës është ndërtuar me gurë e llaç gëlqeror dhe ka hark në krahun e djathtë dhe një dritare shkarkuese. Gjithashtu, ura ka qemer të dyfishte. Këmbët e urës janë vendosur mbi dy brigje shkëmborë. Gjatësia e  saj  është 11 m, lartësia  nga sipërfaqja e ujit është 7m, gjerësia 2.8m dhe largësia mes dy këmbëve është 7m. Sipërfaqja e urës është shtruar me kalldrëm me gurë lumi, llaç gelqere dhe rasa guri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME