Categories Turizëm

Turizmi i vjeshtës, rreth 2 mijë turistë me kroçerën “MSCC Sinfonia” në Sarandë

/ATSH/ Saranda me bukuritë e saj natyrore dhe pasuritë e shumta arkeologjike vijon të tërheqë turistët e huaj edhe gjatë vjeshtës. Porti i Sarandës bën të ditur për ATSH-në se “dje mbërriti kroçera “MSCC Sinfonia” me rreth 2 mijë turistë”, që vijnë nga vende si Portugalia, Anglia, Sllovakia, SHBA, Rumania, Zelanda e Re, Australia etj.”.

Sipas portit, kroçera erdhi nga Santorini dhe më pas shkoi në portin e Dubrovnikut, Kroaci.
Turistët vizituan pikat turistike të Sarandës si parkun e Butrintit dhe Syrin e Kaltër.

Në periudhën janar-gusht 2019 Sarandën e vizituan 1255 jahte turistike, si dhe 215 tragete turistike, nga këto 31 tragete Cruises. Ndërsa në muajin tetor në muajin tetor të këtij viti kanë ardhur 75 jahte turistike dhe 6 kroçera. Qyteti i Sarandës, njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal. Plazhi i Pllakave, plazhi i Manastirit, i quajtur kështu për shkak se në kodrën sipër tij gjendet një Manastir, plazhi i Pasqyrave, i Ksamilit, etj., ofrojnë për turistët vendas e të huaj gjatë verës pushime mbresëlënëse.

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME