Categories Kulture

Turizmi i vjeshtës, rreth 2 mijë turistë me kroçerën “MSCC Sinfonia” në Sarandë

Saranda me bukuritë e saj natyrore dhe pasuritë e shumta arkeologjike vijon të tërheqë turistët e huaj edhe gjatë vjeshtës. Porti i Sarandës bën të ditur për ATSH-në se “dje mbërriti kroçera “MSCC Sinfonia” me rreth 2 mijë turistë”, që vijnë nga vende si Portugalia, Anglia, Sllovakia, SHBA, Rumania, Zelanda e Re, Australia etj.”. Sipas portit, kroçera erdhi nga Santorini dhe më pas shkoi në portin e Dubrovnikut, Kroaci.
Turistët vizituan pikat turistike të Sarandës si parkun e Butrintit dhe Syrin e Kaltër.

Në periudhën janar-gusht 2019 Sarandën e vizituan 1255 jahte turistike, si dhe 215 tragete turistike, nga këto 31 tragete Cruises. Ndërsa në muajin tetor në muajin tetor të këtij viti kanë ardhur 75 jahte turistike dhe 6 kroçera. Qyteti i Sarandës, njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal. Plazhi i Pllakave, plazhi i Manastirit, i quajtur kështu për shkak se në kodrën sipër tij gjendet një Manastir, plazhi i Pasqyrave, i Ksamilit, etj., ofrojnë për turistët vendas e të huaj gjatë verës pushime mbresëlënëse. I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME