Categories Lajme

“Zgjohu, ke shkollë”, nëna shqiptare gjen pa jetë të birin 16-vjeçar

Tragjedi në një familje shqiptare në Roseto degli Abruzzi, në Teramo të Italisë. Një 16-vjeçar humbi jetën pasi pësoi arrest kardiak. Matteo, i lindur në Itali nga prindër shqiptarë, u shua në gjumë. Ai u gjet i pajetë në shtrat mëngjesin e së enjtes nga nëna e tij.

“Matteo zgjohu, ke shkollë” Zilja kishte rënë si çdo mëngjes, në orën 08:00. Por Matteo nuk ishte ngritur, për këtë arsye nëna e tij shkoi në dhomë për ta zgjuar. “Zgjohu, ke shkollë”, e thërriti ajo duke menduar se i biri thjeshtë donte të rrinte nën shtroja edhe pak minuta më shumë. Duke mos marrë përgjigje prej tij, iu afrua dhe vuri re se i biri nuk lëvizte. Ambulanca nuk mundi të bënte asgjë për 16-vjeçarin. Sipas ekspertizës mjeko ligjore, Matteo vdiq nga arresti kardiak. Sipas mediave italiane, i riu nuk rezultonte të kishte probleme shëndetësore. Ai jetonte në një apartament në Viale America, me prindërit dhe motrën. Vdekja e tij e parakohshme dhe e papritur ka tronditur të gjithë qytezën ku jetonte. Sapo morën vesh lajmin, poshtë shtëpisë së tij shkuan miqtë e shokët e shkollës. Matteo, i përshkruar nga të gjithë si një djalë i qeshur dhe plot jetë, studionte gjeometri dhe ishte në vitin e tretë në Istituto Statale Superiore Vincenzo Moretti.

Vdekja në gjumë Përballë tragjedive të tilla, lind pyetja sesi është e mundur që një djalë vetëm 16 vjeç, me shëndet të mirë, mund të vdesë nga infarkti. Bëhej fjalë për raste të rralla, por fatkeqësisht jo të pamundura. Në Itali, vdekja kardiake e papritur (Mci) prek çdo vit më shumë se 1 mijë të rinj, nën moshën 35-vjeçare./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME