Categories Lajme

Turizmi po rikuperon me shpejtësi humbjet e 1 viti nga pandemia

Turizmi po rikuperon me shpejtësi humbjet që shënoi nga pandemia. Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur me shpejtësi në prill, ku ndikimin kryesor e ka dhënë Kosova, por gjithsesi mbeten 41% më pak se në prillin e 2019-s, përpara krizës së pandemisë.

Për 4 mujorin, hyrjet e shtetasve të huaj mbeten ende 31% më të ulëta se në nivelet e parakrizës (janar-prill 2019), të ndikuara kryesisht nga hezitimi i turistëve të Europës për të lëvizur, ndërsa hyrjet e shtetasve të Kosovës janë 21% më të larta se 4 mujori i parë 2019.

Sipas INSTAT, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Prill 2021, janë 466.283, duke pësuar një rritje të ndjeshme me 18,5 herë, krahasuar me Prill 2020. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në territorin shqiptar është 241.015 ose 19,8 herë më i lartë se i njëjti muaj i vitit paraardhës.

Ndryshimet e treguesve të lëvizjes së shtetasve, janë ndikuar nga masat e pandemisë të vendosura në muajin Prill 2020.

Hyrjet e shtetasve

Gjatë katërmujorit të parë të 2021, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri është 754.796, duke u rritur me 1,3 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Duke analizuar vendin e origjinës së shtetasve të hyrë në Shqipëri, Kosova ka pasur rritjen më të madhe me 2,1 herë dhe Zvicra me 2 herë, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 4,4 herë dhe Anglia me 60,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Prill 2021, janë 449.930 duke shënuar një rritje me 18,8 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë është 230.468 ose 12,7 herë më i lartë se i njëjti muaj i vitit paraardhës. Numri i shtetasve të huaj të dalë nga territori i Shqipërisë është 219.462 ose 16,5 herë më i lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë katëmujorit të parë të 2021 numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë është 961.573. Ky tregues ishte 1.110.928 në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kosova mban gjallë turizmin

Rëndësia e turizmit nga Kosova është rritur ndjeshëm që pas pandemisë. Sipas të dhënave të INSTAT, për 4 mujorin, pesha e turistëve nga Kosova është rritur në 51% të totalit, nga 29% që ishte në janar-prill 2019, përpara fillimit të pandemisë. Numri i turistëve nga Kosova është i lartë në çdo fundjavë, duke shpëtuar hotelet që dikur në këtë periudhë prisnin turistët nga Polonia, vendet nordike etj./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME