Categories Kuzhina

Turli me perime dimri

Perimet e këtij sezoni shfrytëzojini për një recetë të shijshme siç është ajo e turlisë. Mjafton të siguroni përbërësit e mëposhtëm

Përbërësit:

500 gr tul viçi

50 gr pançetë

1 qepë e madhe

2-3 karrota

200 gr rrënjë selinoje

2 presh

1 kg patate

1 lugë gjelle gjalp

1 filxhan pure domate

750 ml lëng perimesh

2 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht ndezim furrën në temperaturën 200 gradë Celsius. Më pas presim mishin në kubikë të vegjël, grijmë imët qepën, karrotën e presim në feta të holla, rrënjën e selinosë e presim në kubikë të vegjël, preshin e pastrojmë dhe e presim në unaza, ndërsa patatet i qërojmë dhe i presim në feta të holla.

Vendosim tiganin në zjarr,shtojmë në të pançetën pa yndyrë dhe e kaurdisim deri sa të bëhet krokante, shtojmë qepën dhe e kaurdisim atë me një lugë vaj dhe një lugë gjalpë dhe sapo qepa të zbutet shtojmë mishin.

Sapo mishi të ndryshojë ngjyrë dhe të fillojë të zverdhet pak shtojmë preshin, karrotat dhe rrënjën e selinosë. Vendosim kapakun dhe i lemë perimet të ziejnë për 5 minuta dhe më pas e rregullojmë shijen me kripë, piper dhe me pak salcë domate.

Lyejmë tavën me vaj, shtrojmë në të një rresht me feta patate duke mbuluar komplet shtresën e poshtme të tavës. Mbi patate vendosim mishin me perime gjysëm të gatuara.

Vendosim përsëri një shtresë me patate, një shtresë me perime dhe në fund përsëri një shtresë me patate. Në fund shtojmë lëngun e perimeve, i spërkasim patatet me pak kripë e vaj dhe e vendosim tavën në furrë për 45-50 minuta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME