Wikipedia është tashmë funksionale në Turqi pasi u bllokua për gati tre vjet, ku autoritetet rivendosën aksesin në enciklopedinë online pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi i gjykatës se ndalimi i aksesit në Wikipedia shkel të drejtën e shprehjes u publikua dje në gazetën zyrtare.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, vendimi iu referua Autoritetit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (BTK), që bëri të mundur heqjen ndalimit të aksesit.
NetBlocks, organizata që monitoron përdorimin dhe sigurinë në internet deklaroi se aksesi u rivendos gradualisht për pothuajse të gjithë përdoruesit në Turqi.
