Categories Lajme

U aksidentua me bosin e ‘plehrave’, Ahmetaj e pranon më në fund

Përmes një ndërhyrjeje telefonike në emisionin “Opinion”, ministri Arben Ahmetaj ka pranuar për herë të parë se në aksidentin rrugor në të cilin ai është përfshirë rreth dy vite më parë në Kumanovë, ka qenë në automjet së bashku me Mirel Mërtirin, emri i të cilit është i përmendur në aferën e inceneratorëve.

Më herët ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, thanë se Ahmetaj në konflikt interesi ka qenë në makinë me bashkëjetuesin e Stela Gugalla, vajza që ka qenë administratore e inceneratorit të Elbasanit. Por sipas Ahmetajt nuk ka pasur asnjë konflikt interesi në udhëtimin e tij me Mërtirin, ndërsa mbetet në pikëpyetje se pse aksidenti u shoqërua me doza të forta censurimit dhe mungese informacioni.

“Jam në makinë, kam qenë dhe do jem në makinë me të paktën 500 biznesmenë. Personi që përmendni nuk është kontraktor dhe unë nuk bëj procedurë. Për më tepër nuk kam qenë ministër kur jam aksidentuar dhe nuk kam pasur asnjë mundësi për të ndikuar”, u shpreh Ahmetaj. Por për Bardhin dhe Alibeajn, është e qartë se Ahmetaj përmes pozitës së tij në qeveri, ka ndikuar që paratë e shtetit të shkojnë te Mërtiri apo Zoto, me të cilët bën edhe udhëtime i pashqetësuar me makinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME