Categories Lajme

U aksidentua me një motor pa siguracion, shoferi i makinës nuk merr dot dëmshpërblimin

Emisioni BOOM ka sjellë sot hallin e zotit Ilir Xhika, i cili ka bërë një aksident në 3 korrik të këtij viti. Makina me të cilin ai po udhëtonte u përplas me një motor. Për fat të mirë pa pasoja të rënda për shëndetin.  Mirëpo drejtuesi i motorit, që ishte edhe shkaktar i aksidentit nuk ka as siguracion dhe as leje drejtimi. Për shkak të këtij problemi, Zoti Ilir Xhika nuk merr dot siguracionin e makinës. Ai ka edhe një fëmijë autik, të cilin duhet ta çojë në shkollën speciale në Elbasan, por për shkak se nuk e ka të riparuar makinën nuk e çon dot fëmijën.

Ilir Xhika: Jam përfshirë në një aksident, isha në korsinë time kur pa pritur më del një motor. Ai nuk kishte as letra as patentë. Iku në ambulancë në spital. Vjen ekspertiza, vjen policia rrugore bëjnë punën e tyre. Më kanë bllokuar makinën dhe patentën. Unë kam një fëmijë që është me autizëm. Kaloi dy muaj mora makinën. Tani po përpiqem që makinën ta rregulloj. Shkolla filloi, unë jam 22 km larg. Ai herë vetë dhe herë thotë nuk më pëlqen. Ka tre muaj që vete në polici. Vajta në prokurori, mora dosjen. U bë një kohë e gjatë, as vetë nuk e di sa do të zgjasë. Unë kërkoj që të vijë një ekspertizë të vijë, të shofë makinën dhe të bëjë vlerësimin. Derisa unë shteti i paguaj taksat, jam i rregullt, fajtor nuk jam. Si i bëhet halli?

BOOM takoi edhe policin rrugor, i cili ndoqi aksidentin. Ai thotë se për të prere fletën e gjobës, duhet të ketë vendimin e gjykatës. Ndërkohë vetë Xhika thotë se gjykatë nuk figuron as emri i tij dhe as i personit që shkaktoi aksidentin.

 Polici: Pa ardhur vendimi i gjykatës unë nuk i bëj dot atij burrit të botës fletë gjobë. Kur të vijë vendimi i gjykatës të bëj fletën e gjobës, të shkosh tek siguracioni. Shko tako prokurorin, thuaj prokurorit, unë do shkoj në gjykatë apo e ke pushuar çështjen? Po shkove në gjykatë do presim vendimin e gjykatës. Unë thashë bjer dosjen, por unë thashë se e ke marrë vendimin e gjykatës, jo vendimin e prokurorit për të ndjekur çështjen.

Ilir Xhika:  Vajta në gjykatë unë, por nuk ishte as emri im as emri i atij.

Polici: Ore lerë atë, ti spate faj edhe dy muaj ta mbajti makinën derisa ta dha. Mos u lodh kot, sa më shumë të flasim është humbje kohe.

Por prokuroria nuk e ka marrë në konsideratë përcaktimin e shkakut të aksidentit, por do ta hetojë drejtuesin e motorit vetëm për shkak të mungesës së patentës. BOOM disponon urdhrin për regjistrimin e procedimit penal, ku prokurori Arbër Berexha shprehet: Duke analizuar të gjitha faktet arrijmë në përfundimin se nuk jemi para elementëve të veprës penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi nuk ka ardhur pasoja e kërkuar. Ndaj urdhëron të kryhet regjistrimi i procedimit penal për veprën penale “drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”. BOOM iu drejtua edhe kompanisë së sigurimit.

Punonjësi i kompanisë së sigurimit: Kur dy mjete aksidentohen, siguracioni i mjetit fajtor dëmshpërblen mjetin tjetër.

Gazetarja: Në këtë rast jemi tek fakti që ai nuk ka pasur siguracion. Y është pak i veçanti, si veprohet?

Punonjësi i kompanisë së sigurimit: Personi duhet të iki tek Byroja Shqiptare e Sigurimit dhe rasti ndiqet nëpërmjet Byrosë Shqiptare të Sigurimit. Rastet me byro quhen raste pa sigurim. Mesa di unë, çdo kompani sigurimi ka një kontribut të ngrirë. Për rastet pa sigurim e vlerëson Byroja Shqiptare e Sigurimit dhe zgjat shumë herë më tepër se një rast brenda kompanisë që janë me dokumente të rregullta, mund të kompensohet për 2-3 javë, ky zgjat 2-3 muaj, gjashtë muaj. Pastaj varet byroja shqiptare kujt ja delegon faturën. Kujt kompani sigurimi ia delegon faturën. Që të hapet një dosje sigurimi duhet e para të merren ca letra në polici. Dosja nuk ka ardhur në polici, se është akoma në prokurori mesa di unë. Në momentin që mbaron punë në prokurori kalon fajësia, se unë dhe unë do t’i çoj letrat që ka dalë fajtor ai, një kopje. Gjërat bazë që të kërkohen është fotokopja e siguracionit të mjetit shkaktar të dëmit që ai s’ka. Do të japi një vërtetim ai, që ai nuk ka siguracion.

Gazetarja: Kush do ta japi këtë vërtetim, policia?

Punonjësi i kompanisë së sigurimit: Po, kjo është kërkesë drejtuar policisë rrugore, është forma, ja kam dhënë me numër protokolli unë me targën e këtij, me firmë, me vulë. Foto e aksidentit dhe leja e drejtimit të fajtorit.

Gazetarja: Fotokopje e procesverbalit të konstatimit të shkeljes.

Punonjësi i kompanisë së sigurimit: Punonjësi i kompanisë së sigurimit: Kjo është shkelja, kjo është kryesorja, kjo është gjoba që ka marrë personi fajtor, ajo gjoba elektronike është dhe një letër që komisariati i policisë ia drejton kompanisë. Presupozohet që duhet të vinte, nëqoftëse ai tjetri do të kishte siguracionin.

Gazetarja: Po në momentin që nuk e ka?

Punonjësi i kompanisë së sigurimit: Në momentin që nuk e ka merret Byroja Shqiptare e Sigurimit.

Gazetarja e BOOM iu drejtua edhe Byrosë Shqiptare të Sigurimit.

Byroja Shqiptare e Sigurimit: De facto duhet përcaktuar kush është skaktari. Në këtë rast nuk e dimë. Ky motoristi po procedohet se ka drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt, që do të thotë që s’ka pasur patente në momentin e aksidenti.

Gazetarja: Vetëm për kaq apo jo?

Byroja Shqiptare e Sigurimit: Por nuk është përcaktuar nëse ky është realisht shkaktari i këtij aksidenti. Pra duhet të ketë një akt zyrtar ose të policisë së shtetit ose të prokurorisë me anë të të cilit vërtetohet që shkaktari i këtij aksidenti ka qenë drejtuesi i motorit.  Në rast se do të vërtetohet fajësia e mjetit të pasiguruar ai do e bëjë kërkesën këtu dhe trajtimi do i bëhet nga shoqëria ku ka qenë i siguruar ai. Mungon akti i ekspertimit autoteknik ose minimalisht fleta e gjobës që të vërtetojë që mjeti shkaktar i aksidentit është motori.

Gazetarja: Është kusht që duhet të dalë patjetër një vendim nga prokuroria që ku të fillojë procedurën  për dëmshpërblim?

Byroja Shqiptare e Sigurimit: Ai mund ta fillojë procedurën e trajtimit, por për të marrë pagesën është kusht kryesor që të përcaktohet fajësia. Në këtë rast duke qenë se ky, shkaktari po e presupozojmë, nuk ka po procedohet për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, por po procedohet për drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt nuk është i rëndësishëm vendimi penal, por duhet akti i ekspertimit që e përcakton që ky ka qenë shkaktari i aksidenti ose minimalisht, se ka raste kur prokurori nuk e ka thirrur ekspertin për të bërë akt ekspertimin fare, e ka marrë të mirëqenë ka thënë nuk janë plotësuar elementet e figurës së veprës penale dhe e ka pushuar atë vepër penale, hetimin për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor. Në këtë rast i duhet minimalisht fleta e gjobës, sepse nuk ka shans që polici mos verë gjobë.

Gazetarja: Polici tha se unë gjobën e vë pasi prokuroria të shpallë kush ka qenë fajtor.

Byroja Shqiptare e Sigurimit: Normalisht duhet ta verë. Ai vë gjobën, e ve me komision, vlerën e ve zero.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitet banesa e dy shtetaseve të huaja në Vlorë

Dy persona nga Vlora, 39 dhe 41 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Katedralja Notre Dame rikthehet në normalitet 5 vite pas rënies së zjarrit!

Katedralja Notre Dame rihap dyert e saj sot, pesë vjet e gjysmë pas zjarrit masiv…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna, shpëtohet i moshuari në Shkodër

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, falë ndërhyrjes në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krimi makabër/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan në Athinë

Vrasja makabre e 32-vjecares Alba Cenko nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko në Greqi tronditi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Bypass-in e Fierit, automjeti tip “BMW” del nga rruga, vdes pasagjeri, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune nę Byppass- in e…

LEXO ME SHUME