Categories Lajme

U akuzua si bashkëpuntor me ish-sigurimin e shtetit, reagon për herë të parë anëtari i KLP-së

Anëtari i Këshillit të Lartë Prokurorisë, Bujar Sheshi ka reaguar pas akuzave nga Partia Demokratike se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Gjatë mbledhjes së KLP-së, Bujar Sheshi u shpreh kjo se është një sajesë e ulët dhe se synimi është goditja e reformës në Drejtësi.

“Më çon në përfundim se mbas këtij veprimi janë persona të politike, Kjo është një situatë e rëndë dhe tepër e rrezikshme. Dua ndihmën tuaj për të zbardhur të plotë këtë ngjarje me këtë skenar tipik mafioz.

Reagimi jonë duhet të jetë serioz, kjo duhet bërë për të bërë të mundur mbrojtje në institucionit tonë. Këto janë sulme dashakeqëse që vijnë nga klasa politike.

Refuzoj kategorikisht çdo akuzë, çdo vendimmarrje të një institucioni që sipas tyre kam qenë bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit.”- u shpreh Sheshi.

Ja deklarata e plotë e tij:

Sipas mendimit tim në rastin konkret nuk synohet vetëm goditja e personit tim si hakmarrje, për shkak të çështjeve që ka përfaqësuar si prokuror apo për mendimet që kam shfaqur si anëtar i KLP për kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për prokuror të përgjithshëm, por mendoj se synohet goditja dhe vënia nën presion e gjithë institucionit të  KLP, kjo pasi kemi ardhur në një moment përfundimtar të krijimit të SPAK-ut dhe zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm.

Mënyra dhe mjetet që kanë përdorur në këtë rast, fakti që kanë arritur të manipulojnë dhe të keqpërdorin deri tek institucionet shtetërore siç është DSSH, çon në përfundimin se pas këtij veprimi fshihen segmente të caktuara që janë pjesë të rëndësishme të politikës, jo vetëm nga njëri krah, por edhe persona me pushtet të lartë që kanë ushtruar ndikim mbi këtë person, duke detyruar të dalin në një vendim të paprecedent që është dukshëm në kundërshtim me ligjin.

Përballë kësaj situate që e vlerësoj si tepër të rëndë dhe me pasoja të rrezikshme, do të kërkoja vëmendjen tuaj, por edhe përkrahjen tuaj për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të së vërtetës që kanë organizuar apo janë bërë pjesë e këtij skenari tipikisht mafioz.

Reagimi ynë duhet të jetë institucional dhe i fuqishëm, jo për të mbrojtur personin tim, sepse me apo pa Bujar Sheshin në KLP, SPAK-u do të zgjidhet. Prokurori i ri i përgjithshëm do të zgjidhet. Por për të bërë të mundur mbrojtjen e institucionit tonë si dhe të gjithë arritjet e reformës në drejtësi në këtë fazë delikate që ndodhet sistemi i drejtësisë, por edhe vendi në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE.

Unë mendoj se e kemi për detyrë që të eliminojmë që në këtë fazë, çdo tentativë për të vënë KLP nën goditjen e këtyre segmenteve dashakeqëse që synojnë, sipas mendimit tim në radhët e klasës politike shqiptare.

E ndjeja detyrim ndaj jush, të shpreh qëndrimin tim se refuzoj kategorikisht çdo insinuatë, çdo akuza apo çdo vendimmarrje qoftë edhe të institucioni shtetëror si ai i DSSH, sipas të cilit unë kam qenë bashkëpunëtor  i sigurimit të shtetit.

Jam i sigurt që drejtësia, e cila patjetër do të merret me këtë çështje do të arrijë në një konkluzion të drejtë dhe të saktë në lidhje me këtë çështje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME