Categories Lajme

U arrestua në Marok, vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj pritet të ekstradohet sot në Shqipëri

Portugezi i dyshuar si autor kryesor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill në Shëngjin, pritet të ekstradohet ditën e sotme në Shqipëri.

Gjithçka është mbyllur mes Prokurorisë së Lezhës dhe autoriteteve të Marokut, ku Ruben Saraiva u arrestua më 8 maj të këtij viti.

28-vjeçari u filmua nga kamerat e sigurisë duke qëlluar me armë Ardian Nikulajn në lokalin e tij në Shëngjin. Më pas u largua me motor.

Saraiva dyshohet se u pagua për të vrarë nga Edmond Haxhia i cili jeton në Angli, si hakmarrje për hasmërinë mes familjeve Nikulaj e Lestakaj, ku Haxhia, është nip.

Të arrestuar për vrasjen e mirëorganizuar të Ardian Nikulajt në hotelin e tij, janë edhe 4 britanikë, të cilët arritën si turistë në Lezhë, dhe vëzhguan biznesmenin nga afër duke informuar autorin për lëvizjet e tij. Edhe për ta prokuroria e Lezhës ka kërkuar ekstradimin në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME